Bëhen thirrje që të huajt të largohen nga Libani

1 minut lexim

Shtetasve të huaj u është thënë të largohen nga Libani.

Kjo pasi shumë njerëz presin që grupi i Hezbollahut me bazë atje të përfshihet në përgjigjen iraniane ndaj Izraelit lidhur me vrasjen e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran javën e kaluar.

Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja, Australia, Franca, Kanadaja, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite kanë rekomanduar që shtetasit e saj të lirojnë vendin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Tensionet janë të larta dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi”, tha të shtunën David Lammy, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, raporton Sky News.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat me ullinj në Elbasan

Story i radhës

​Liga e Konferencës, Ballkani e Drita mësojnë rivalët e mundshëm nëse kualifikohen në play-off

Të fundit nga