Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrit mburret me futbollistin Behar Fetahi që sot u prezantua në petkun e Mariborit, anëtar i elitës së futbollit slloven.
“Behar Fetahi, i cili deri dje ishte pjesë e skuadrës tonë, gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht është prezantuar te 16 herë kampionët e Sllovenisë, NK Maribor.
Me gjigandët slloven, Fetahi ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa ne si klub i urojmë shumë suksese në karrierë, me shpresë se shumë shpejt do bëjë edhe një hap më larg, drejt klubeve të njohura europiane.
Të priftë e mbara Behar, FLM për kontributin që dhe me fanellën e F.C Voska Sport dhe dije që dyert e klubit tonë çdoherë do jenë të hapura për ju”, – njofton Voska Sport.Behar Fetahi prezantohet te Maribor.