Begaj viziton Sarandën, bëri thirrje për bashkëpunim mes pushteteve dhe institucioneve kushtetuese

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot bëri thirrje për bashkëpunim mes pushteteve dhe institucioneve kushtetuese, për të garantuar që të gjithë qytetarët të dëgjohen dhe të mbështeten.

Deklaratën e tij Begaj e bëri nga Saranda, ndalesa e tij e dytë gjatë turit në jug të Shqipërisë.

Presidenti zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të bizneseve dhe komunitetit.

“Është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim mes pushteteve, mes institucioneve, për të garantuar që të gjithë qytetarët të dëgjohen dhe të mbështeten”, tha Presidenti Begaj në takimin me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.

Presidenti i garantoi kryetarit të bashkisë se do të kishte të gjithë mbështetjen e Kreut të Shtetit për të adresuar çdo shqetësim nëse do të ishte e nevojshme.

Begaj vizitoi dhe gjimnazin “Hasan Tahsini”, një gjimnaz i spikatur i Shqipërisë, ku u takua me stafin pedagogjik, si dhe nxënësit e gjimnazit.

Duke iu drejtuar nxënësve, Presidenti tha se “e ardhmja e vendit varet pikërisht nga ju. Siç është edukimi sot, do të jetë Shqipëria nesër. Merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit”.

Ai bëri thirrje për një vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet në drejtim të edukimit, shkruan Rtsh. Presidenti vizitoi gjithashtu edhe spitalin e Sarandës “Petro Nako”, ku falënderoi mjekët për dedikimin dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

Gjatë takimeve në Sarandë, Begaj u takua dhe me përfaqësues të bizneseve, për t’u njohur më mirë me të gjitha problematikat në këtë sektor, si dhe me ish-ushtarakë.

Begaj vizitoi dhe Parkun Kombëtar të Butrintit, një pasuri që i përket jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë botës dhe që e bën Sarandën një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Oficerë të rangut të lartë u drejtohen ushtarakëve bullgarë jashtë vendit

Story i radhës

Ahmeti: Sa më shumë që grumbullohen kundër BDI-së, aq më shumë rritet BDI (VIDEO)

Të fundit nga