Begaj pret presidenten e Moldavisë: Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe

May 17, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Moldavisë, Sh. S. Znj. Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj.

Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë.

Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit

Story i radhës

Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që të mblidhemi një herë në javë, kjo është shkelje e rregullores

Të fundit nga

ShkoLartë