BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin (Foto)

KRE i mori të gjitha licencat e BEG-ut në përputhje me rregulloret ligjore në vend, për furnizim dhe shpërndarje të energjisë termike të qytetit të Shkupit dhe të komunave.

Sipas Ligjit për Energji, pas informimit të Qeverisë nga KRE-ja, do të shpallet thirrje publike për përzgjedhjen e operatorit të ri për furnizim me ngrohje.

Ministri Bekteshi qysh në muajin janar kishte paralajmëruar një gjë të tillë, kujtojmë postimin e ministrit në rrjetin social fejsbuk ku kishte shkruar “ Kadal BEG se ka HENDEK”, që nënkupton se Bekteshi ka mbajtur premtimin e dhënë.

Gjitashtu. Bekteshi ka njoftuar se Në bazë të nenit 151 të Ligjit për energjetikë, njësitë e vetëqeverisjes lokale (në këtë rast Qyteti i Shkupit) kanë për detyrë ligjore që të sigurojnë furnizim të sigurt, të pandërprerë dhe cilësor me ngrohje amvisërive.

Dëshiroj t’u bëj thirrje autoriteteve në vetëqeverisjen lokale të cilat me ligj janë të obliguar të kujdesen që qytetarët të aplikojnë në thirrjen publike dhe të marrin përgjegjësinë që kanë sipas ligjit. – ka shkruar Bekteshi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Kërçova po bëhet e gjelbër

Story i radhës

Skadon afati për pagesën e borxhit, Rusia afër falimentimit financiar

Të fundit nga