Befason Verstappen: Babai im kurrë nuk besoi se do të bëhem kampion botëror

Max Verstappen ka dhënë disa detaje nga e kaluara e tij.

Kampioni në fuqi i Formula 1, Max Verstappen thotë se jo shumë njerëz besuan se ai do të kishte këtë epitet ndonjëherë.

Një nga njerëzit që nuk besoi në titullin e kampionit ishte edhe babai i tij.

“Babai im kurrë nuk tha se do të bëhesha kampion”, ka thënë Verstappen.

“Ai gjithmonë ishte në të kundërtën. Më thoshte se do të bëhesha shofer kamioni apo autobusi”, shtoi holandezi.

Verstappen fitoi titullin e kampionit vitin e kaluar, në një garë të ngushtë me Lewis Hamilton.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rina Balaj provokon para pasqyrës e veshur në bikini

Story i radhës

47 policë të lënduar nga protestat, dy në gjendje të rëndë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish