Befason ish-trajneri i Wilder, tregon të gjitha prapaskenat e humbjes ndaj Furyt

Ish-trajneri i Deontay Wilder, Mark Breland, ka folur për teoritë e konspiracionit që kanë qarkulluar në internet pas humbjes së boksierit të tij ndaj Tyson Fury.

Deontay Wilder e pësoi humbjen e parë në karriërën e tij nga Tyson Fury, pasi në rundin e shtatë, trajneri i tij, Mark Breland, hodhi peshkirin e bardhë si shenjë dorëzimi.

Por, pasi pësoi humbjen e tij të parë profesionale, Wilder shkarkoi Breland nga ekipi i tij dhe shpërtheu me një numër arsyetimesh qesharake.

Ai pretendoi se kostumi i tij ishte shumë i rëndë dhe kishte ndikuar në lëvizjen e tij sepse ishte lodhur, përpara se të pretendonte se Fury kishte mbushur dorezat e tij.

Wilder madje pretendoi se Breland kishte futur diçka në ujin e tij gjatë meçit në Las Vegas.

“Kam futur diçka në ujë? Nëse jeni duke parë reprizat, nuk e shihni kurrë ujin në dorën time. Dikush tjetër po i jep atij ujë”, tha ai.

“Pavarësisht nga kjo, unë jam aty për ta ndihmuar atë. Qëndrimi im është se kur ti fiton, unë fitoj gjithashtu”, shtoi ai.

“Vetëm njerëzit budallenj flasin gjëra të tilla sepse është çmenduri e vërtetë”, tha Breland.

Breland adresoi gjithashtu akuzat se Fury mbushi dorezat e tij që i mundësuan atij të mposhte Wilderin.

“Unë dyshoj shumë, por edhe nëse ai e bëri, Deontay nuk do të mund të mposhte Tyson Furyn prapë se prapë”, përfundoi Mark Breland.

Ngjarja paraprake

Tea dhe Bearti flasin për herë të parë bashkë për lidhjen e tyre: Jemi shumë të lumtur

Ngjarja e ardhëshme

Portofoli i humbur në Antarktikë, shfaqet 53 vjet më vonë në Kaliforni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian