bedri hamza premton ne peje perfundimin e autostrades prishtine peje dhe te projektit borea ne rugove 67953e0181448

Bedri Hamza premton në Pejë përfundimin e autostradës Prishtinë-Pejë dhe të projektit Borea në Rugovë

January 25, 2025
1 minut lexim

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sonte një tubim me qytetarët e Pejës.

Hamza ka thënë se Peja është qytet i intelektualëve, dëshmorëve dhe kampioneve e kampionëve.

“Jeni prej tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë, ende nuk është përfunduar rruga. Paratë kanë qenë të siguruara, rruga Pejë-Prishtinë nuk është përfunduar. Ne do ta përfundojmë këtë rrugë. Do ta modernizojmë hekurudhën Pejë – Fushë Kosovë dhe atë Prizren – Klinë – Fushë Kosovë dhe do t’i elektrifikojmë hekurudhat. Do ta përmirësojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Sot vizitova Rugovën, është shumë e bukur. Sigurisht që shteti duhet ta kryejë pjesën e vet të punës. Ka nevojë për investime. Këtë punë duhet ta bëjë qeveria. Të krijojë kushte që të zhvillohet Rugova, të zhvillohet turizmi agrar, malor dhe do të përfundohet projekti i Boreas. Unë do i qëndroj prapa kësaj”, ka thënë Hamza.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se Peja ka shumë çfarë të fitojë nga programi i tij për qeverisjen e ardhshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zjarr ne garazhdin e nje pallati te komuna e parisit evakuohen banoret 679534a15062c
Story i mëparshëm

Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

lojtari shqiptar e kush tjeter i shenon sevilles 679541c2cc97e
Story i radhës

Lojtari shqiptar, e kush tjetër i shënon Sevillës

Të fundit nga

ShkoLartë