Bedri Hamza flet për dështimet në Mitrovicë

Kandidati për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nuk e ka kursyer kryetarin aktual të Mitrovicës, Agim Bahtirin, ku i ka treguar dështimet e tij.

Hamza ka thënë se nuk janë pakë tetë vite për të qeverisë një Komunë për të pasur shumë pak zhvillime pozitive për të mos thënë asgjë.

Nuk janë pak tetë vite për të qeverisë, kam dëshirë që të kishte të arritura me një konstatim që është dashur të bëjë më shumë por realisht katër vitet e fundit ka pasur shumë pak zhvillime pozitive, ka pasë probleme, ngecje dhe keqqeverisje. Kreit çka i them i bazojë në argumente dhe në shifra zyrtare.

Nëse i referohem raporteve të auditorit për vitet, 2017, 18, 19, 20 ka shkelje që është secila më e rëndë se tjetra dhe nuk janë këto formulime të mia por janë të zyres së auditimit.

Prej cështjes së punësimit me kontrata pa i respektu procedurat, herë nga 32 veta, herë nga 46 veta, cështjeve të prokurimit, të menaxhimit të kontratave dhe sidomos nëse  shikojmë raportet e vitit 2019”, shprehet Hamza.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Futbollisti kërcen 2.52 metra

Ngjarja e ardhëshme

Fitues i “America’s Got Talent” shpallet Dustin Tavella

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian