Bebe Rexha rindërtoi shtëpinë e familjes në Bubq, reagon Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, njoftoi të dielën se ishte rindërtuar njëra prej shtëpive të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo bëri një postim në rrjete sociale ku solli pamje para dhe pas ndërtimit të shtëpisë në fshatin Bubq, madje tregoi se ishte shumë e lumtur për këtë.

Një reagim rreth kësaj e ka bërë edhe artistja Xhensila Myrtezaj, e cila falënderoi Beben për veprimin e jashtëzakonshëm.

“Faleminderit Bebe. Zoti të bekoftë. Nga lotët e dhimbjes në lot gëzimi për këtë familje vetëm prej dashurisë tënde. E lumtur sa zemra e tyre qofsh për gjithë jetën”, ka shkruar Myrtezaj.

Bebe gjatë vizitës në Shqipëri vitin e kaluar premtoi se do të rindërtojë dy shtëpi, njëra tashmë është realizuar.

Ngjarja paraprake

Parashikimi i motit për sot, dita nis me diell dhe...

Ngjarja e ardhëshme

Ulja e pragut dhe heqja e TVSH nga zero për profesionet e lira/ Ndryshimet fiskale që hynë në fuqi në 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian