bebe rexha interneti me quan te shendoshe nje grua mund te shtoje peshe gjera qe ndodhin 64e1069b25d80

Bebe Rexha: Interneti më quan të shëndoshë, një grua mund të shtojë peshë – gjëra që ndodhin

August 19, 2023
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë e përfolur në media muajve të fundit.

Fillimisht ajo u sulmua nga një fans në një prej koncerteve të saj, gjersa vetëm pak kohë pas kësaj ndodhie, ajo u la nga ish-i dashuri i saj, Keyan Safyari.

Ai i dha fund lidhjes me këngëtaren shqiptare përmes një mesazhi në Instagram, ku i shkruante se një ndër arsyet e ndarjes ishte shtimi i saj i madh në peshë.

Bebe Rexha është kritikuar shpesh për kilogramët e tepërt dhe së fundmi e ka adresuar këtë çështje në një prej koncerteve të saj.

“Interneti më quan mua të shëndoshë. Një grua shtoi peshë, gjëra që ndodhin. Dhe shkruajta një gjë të vogël në listën e gjërave të ditës: Urrejtësit mund të puthin të pasmet e mia”, iu tha Rexha fansave të saj në koncert.

Në atë moment, duartrokitjet e shumta nuk munguan në mbështetje të interpretueses së hitit “I’m Good (Blue)”.

Bebe Rexha përndryshe e ka bërë të ditur se një nga arsyet se pse ka shtuar shumë në peshë janë efektet anësore të terapisë që merr për shkak të sindromeve të vezoreve policistike – çrregullim me të cilin është diagnostikuar viteve të fundit.

MARKETING

RENT A CAR

dosja e prokurorise 52 5 tone grure 200 mije litra vaj dhe 120 mije kg sheqer ne vlere mbi 600 mije euro nuk erdhen ne kosove 64e106985edba
Story i mëparshëm

Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë

trepca 89 bindshem trepca fiton me rezultat minimal 64e10877f2312
Story i radhës

Trepça ’89 bindshëm, Trepça fiton me rezultat minimal

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë