Beatrix uron vëllain e saj, Albanin për ditëlindje: Ti je mbreti dhe heroi im

Sot po feston ditëlindjen këngëtari i njohur, Alban Ramosaj.

Dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urime të shumta nga ana familjarëve, miqve dhe fansave të tij të shumtë.

Një urim për vëllain e saj ka bërë edhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj, e cila përmes një postimi në Instagram ka zgjedhur fjalët më të bukura për të.

Image

Beatrix ka ndarë pamje nga performance e Albanit nga performanca e tij në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSh.

Këngëtarja e cila atë kohë ishte pjesë e Big Brother VIP ndoqi live performancën e tij në gjysmëfinalen e festivalit ku Albani performojë bashkë me Gjergj Lekan.

Beatrix mori si befasi nga “Vëllai i Madh” të largohej për disa minuta nga shtëpia e famshme që të mund të ishte në sallë për të përkrahur Albanin.

“Urime ditëlindje vëllait tim. E falënderojë Zotin çdo ditë që të ka sjell në jetën tim. Mbreti im, heroi im, gjithçka e imja. Të dua”, ka shkruar Beatrix në urimin e saj.

Ndryshe, kujtojmë që së fundi u tha se Beatrix i dha fund lidhjes me aktorin Donald Veshaj me të cilin u lidh gjatë kohës që të dy ishin pjesë e BB VIP.

Dyshja që pas përfundimit të spektaklit nuk u panë më së bashku, madje edhe larguan njëri-tjetrin nga Instagrami.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Story i radhës

Ukraina publikon të dhënat më të fundit rreth humbjeve të shkaktuara ushtrisë ruse

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish