BE thirrje për armëpushim Azerbajxhanit dhe Armenisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka bërë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë për një armëpushim midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Michel njoftoi se ka realizuar bisedë telefonike me presidentin azerbajxhanas Ilham Aliyev dhe atë armen Nikol Pashinyan.

Duke deklaruar se thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Malësinë e Karabakut, Michel theksoi se ai dënon përdorimin e dhunës dhe që një armëpushim duhet të shpallet menjëherë.

“Zgjidhja e vetme janë negociatat”, ka thënë Michel, duke shtuar se mbështesin punën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe se civilët duhet të mbrohen.



. .

Ngjarja paraprake

Turqia raporton 1.391 raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Kastrati: Ka tendenca që UÇK-në ta quajnë ‘Ndërmarrje kriminale’

të fundit nga