be pezullon kundermasat ndaj tarifave te trump 67f7b56a31233

BE pezullon kundërmasat ndaj tarifave të Trump

April 10, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian ka njoftuar se po pezullon masat e kundërvënies ndaj tarifave të Presidentit Trump për 90 ditë.

Në një deklaratë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se BE dëshiron “t’i japë mundësi negociatave” pas njoftimit të Trump-it të djeshëm që do të ketë një pauzë prej 90 ditësh për shtetet e prekura nga tarifat e larta të importit në SHBA, raporton BBC, transmeton KosovaPress.

Njëzet e gjashtë shtete anëtare të Bashkimit Evropian – që janë të gjithë përveç Hungarisë – votuan për të vendosur masat kundërvënëse vetëm disa orë para se Trump të njoftonte pauzën 90-ditore për zbatimin e tarifave dje.

Sipas planeve të Komisionit Evropian, masat kundërvënëse do të hyjnë në fuqi në tre faza, duke filluar më 15 prill – me një vlerë prej 3.9 miliardë eurosh (4.3 miliardë dollarë) për produktet që SHBA-të shet në shtetet e BE-së dhe që do të preken.

Një muaj më vonë, më 15 maj, do të preken edhe 13.5 miliardë euro (14.9 miliardë dollarë) mallra, duke pasuar me një tjetër 3.5 miliardë euro (3.8 miliardë dollarë) nga 1 dhjetori.

Këto tarifa ishin një përgjigje ndaj taksave për importin prej 25% që Presidenti Trump ka vendosur për të gjithë çelikun dhe aluminin, të cilat hyjnë në fuqi në mes të marsit. Ato zbatohen si për BE-në ashtu edhe për pjesën tjetër të botës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mbroni te dhenat tuaja cfare duhet te beni nese humbni telefonin 67f7b294e5ab0
Story i mëparshëm

Mbroni të dhënat tuaja: Çfarë duhet të bëni nëse humbni telefonin?

konferenca rajonale miftaraj sinjalizuesit sherbejne kunder korrupsionit dhe per qeverisje te mire 67f7b5db8253d
Story i radhës

Konferenca rajonale, Miftaraj: Sinjalizuesit shërbejnë kundër korrupsionit dhe për qeverisje të mirë

Të fundit nga

ShkoLartë