BE, pa hezitim t’u kërkojë 5 shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur Dardaninë, ta bëjnë sa më parë

BE, për t’i dalur hakut Dardanisë në këto rrethana, duhet që:

Pa hezitimt’u kërkojë 5 shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur Dardaninë, ta bëjnë sa më parë në mënyrë të përshpejtuar dhe pa hezitim, të bëjnë pranimi në NATO

Kërkesë Serbisë që definitivisht ta deklarojë përcaktimin e saj secilit bllok i takon

Në një situatë dramatike rreth pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, si provokim, testim dhë kërcënim, jo vetëm ndaj Evropës, ndaj fuqisë ushtarake NATO-s, por, kërcënim ndaj njerëzimit nga një diktator i cili bëri gabime më, nënvlerësimin e Ukrainës dhë mbivlerësimin i fuqisë së saj politiko-ekonomiko- ushtarake e që nuk dolën mirë të kalkuluara.

I frustuar, edhe ashtu një njeri i ҫmendur, të cilin Presidenti Biden me të drejtë e quajti “kriminel lufte” e, merreni më mend, kur Presidenti i Kores së Veriut, Kim Jong-un, edhe ai vetë i krisur, e quan Vlladimir Putinin, më të drejtë, njeri të ҫmendur, atëherë, nuk ke ҫka t’i shtoshë kësaj por, fatkeqësi.

A mund të thuhet se janë shenja të “ evoluimit” të diktatorëve në sjelljet dhë veprimet, së pari ndaj popullit të cilin e sundojnë ose të përballën më pjesën tjetër të njerëzimit i cili, më në fund, fillojë të rezonojë dhe t’i injorojë duke u distancuar nga ata.

Anipse, ende e pa konfirmuara por, thuhet se, Kina në një mënyrë, nuk e ka pranuar kërkesën e Rusisë për mbështetje ekonomike dhe ushtarake në mënyrë eksplicite dhe, po ashtu, Koreja e Veriut, sipas udhëzimeve të Presidentit kinez, Xi Jimping që as kjo e fundit mos t’i bashkangjitet kërkesave eventuale ruse, e cila ishte e bindur se këto dy shtete nuk do t’ia kthejnë shpindën.

Duhet pritur edhe bisedën e Presidentit Biden me homologin e tij kinez, Xi ditën e nesërme përmes lidhjeve telefonike virale dhe, pastaj mund të nxjerrim konludime më reale dhe të pritshme sepse, ekonomia kineze është më shumë dobiprurëse por edhe varur nga Evropa, e cila do t’i bëjnë llogaritë e veta  dhe, do të tentohet që të gjendet një përgjigjje e mesme, që, nenkuptonë, jo ndihma ushtarake por jo edhe ato ekonomike pasi që edhe Kina do të ndikohet ekonomikisht nga gjendje e cila i ka befasuar të gjithë, jo vetëm Rusinë.

Askush normal, nuk do ta dëmtojë reputacionin e vetë për një aventurë të Putinit i cili ka hyrë dhë ka mbetë në një situatë ku, as nuk mund tërhiqët, “më fytyrë” e as nuk mund ta vazhdojë një luftë kur ushtarët rus, dorëzohen, dezertojnë dhe, kur zihen pengë, iu kërkojnë plumba ushtarëve ukrainas që të lëndohen dhe ta arsyetojnë dorëzimin për t’i shpëtuar dënimit më vdekje nëse kthehen të gjallë në Rusi.

SHBA-të, e kanë një përparësi në këto bisedimet mes dy Presidentëve ndaj Kinës, nëse i ofrohen marrëdhënie ekonomike të cilat ishin dëmtuar dhe, SHBA-të, të tregojnë një fleksibilitet në marrëdhëniet e acaruara, Kinë-Tajvan.

Prandaj, asnjë superfuqi, pra edhe Kina, nuk mendojë se do të jetë aq komode ndaj një gjenocidi i cili ushtrohet ndaj popullatës civile për t’u rreshtuar në anën, tani veq të deklaruar nga SHBA-të, krimineli luftës dhe shteti agresor, të cilit, Gjykata Ndërkombëtare e konstituara nga OKB-ja, i urdhërojë ta ndërpres luftën dhe t’i tërhjekë trupat nga një shtet sovran e demokratik.

Rusia-Putini, këtë nuk e përfilli prandaj, të gjitha kushtet janë plotësuar që Vlladimir Putin, President i Rusisë, të paditet për krime lufte pranë Gjykatës Ndërkombëtare.

Granatimet nga forcat ruse të, spitaleve, ndërtesave të banimit, ҫerdheve dhe kjo se fundit me qytetin Mariupol me afro 300.000 banorë, bombardimi i teatrit të këtij qyteti ku ishin strehuar afro 1200 civilë, të cilët për t’ua bërë me dije forcave ajrore e tokësore se këtu ka edhe fëmijë të strehuar duke e shkruar me gërma të mëdha “ FËMIJË”, megjithatë, forcat ruse edhe pse u bënë me dije, e ata e mohojnë një gjë të tillë, dhe pamëshirshëm dhe qëllimishtë, granatuan dhe vranë në mënyrë mizore civilë në Theatrin e rrethuar duke mos i lejuar që të largohen, e të njëjtën kohë, ua kanë ndalë, ujin, rrymën dhe ushqimin  për t’i torturuar e vrarë masovikisht.

Autoritetet lokale thojnë se, në Maripuol, janë vrarë 2400 njerëz, numër i cili nuk është i saktë pasi njerëzit janë varrosë pa i numëruar në varrezat masive.

Përmendën edhe shifra gati 10 herë më të larta, e cila në këto rrethana nuk mund të jetë e saktë e as përafërsishtë.

Qyteti Maripuol, tani duket i rrafshuar për tokë mbi 90% dhe i ngjanë një qyteti të djegur e të shkrumuar ashtu siҫ kanë vepruar serbët në luftën e fundit në Dardani, më 1999, dhe rusët në Çeçeni, po të njëjtin vit

taktika dhe strategjia ushtarake ruso-serbe është, toka e djegur duke lënë shkret e të rrafshuar ҫdo gjë, një veprim i cili e karakterizon histerinë e tyre shtazarake anti humane e anti njerëzore.

Këto veprime, i ndërmarrin njerëzit frikacakë dhe të pamoralshëm në aspektin e doktrinës ushtarake dhe rregullave të luftës në konfliktet ndërshtetëtore.

BE, pa hezitim t’u kërkojë 5 shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur Dardaninë, ta bëjnë sa më parë

Për t’ia lehtësuar vetit punën rreth bisedimeve me Serbinë, për ta sjellë Serbinë në atë pozicion duke e detyruar që qartë të deklarohet se cilit bllok definitivishtë i takonë, anipse ajo, në mënyrë ambiguele, siҫ thotë populli për nusen, “mirë me dhëndërrin, mirë me vjehrrën”, tentonë që të ulet në dy karrika.

Njohja e Dardanisë nga këto 5 shtete, definitivisht, Evropa do ta merr përgjigjjën e saktë nga Serbia sepse, po nuk e ndërrojë kursin politik, do të mendojë, sepse, edhe asaj duhet t’i vëhen sanksione ekonomike njëjtë sikur Rusisë.

Udhëheqja shtetërore e Dardanisë, në mënyrë indirekte, apo tërthorazi, duke i mënjanue (b)analistat nëpër disa kanale televizive të cilët, mbjellin panik, defetizëm, frikë se, Serbia mund ta sulmojë Dardaninë dhe, nga të paguarit qoftë parti opozitare, shërbime sekrete dhe grupeve kriminale, ia caktojnë edhe afatin e “ pushtimit” të Dardanisë, nga 2 deri në 9-të orë, që i bie se populli dhe shteti kanë rënë në gjumin dimërorë.

Fatkeqësisht më e madhe është se, ish pushtetarët, jashtë dhe brenda çelive, partitë opozitare dhe grupet e tyre të involvuara në krime, hajni, pasurim marramendës, kundërshtimi i burgimit të të inkriminuarve, kundërshtimi i luftimit të korrupsionit, i cili po has në përkrahje nga Bashkësia Ndërkombëtare, BE-SHBA, këta, janë në panik sepse po u ngushtohet rrethi dhe shumë shpejtë do ta gjejnë vetën të prangosur.

Dëshiroj që të jam i gabuar por, opozita dhe një pjesë e ish oligarkëve, mezi nuk presin që të ndodhë ndonjë ҫrregullim për ta ndërprerë hovin e fushatës së luftimin të korrupcionit.

Se Dardania nuk është dhe nuk do të mbetet e vetme, dëshmon më së miri, ardhja e Delegacionit të Shtëpisë së Bardhë për vizitë në Dardani më një numër përfaqësuesish të Sigurisë Kombëtare që fletë më shumë se gjithqka tjetër dhe, jam i bindur se, përfaqësuesit shtetëror të Dardanisë, ashtu siҫ janë unik dhe të besuarit e popullit, do t’i marrin e mirëpresin, këshillat dhe sugjerimet, më garancion se ato përpikërishtë do t’i zbatojnë sepse, vijnë nga shteti, miku dhe shpëtimtari i ynë historik.

Më këtë, u mbyllet goja, gojëkëqijve, matrapazëve, telallgjinjëve famëkeq dhë argatëve të serbo-rusisë.

Ҫka do të thojnë tani ata të cilët propagonin se, ky pushtet, na i ka prishë punët me Amerikën, se, nuk po i thërret Uashingtoni e ҫka jo tjetër për t’iu kundërvenë ҫdo veprim institucional rreth gjetjës së të gjitha zgjedhjeve të problemeve ekonomike të cilat nuk u shkaktuan brenda një vitit por 20 vite më radhë duke e keqpërdorur paranë punlike, duke e vjedhur shtëpinë-shtetin, duke u pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme, duke sjellë në poste e pozita shtetëtore njerëz të paaftë dhe familjarë, të cilët e kanë ngarkuar buxhetin edhe ashtu të dobët të shtetit.

Tani shtrohet pyetja se, sillen “ të zgjedhurit e popullit”, që qëllimishtë e futa në thojza sepse, ata, ende janë të zgjedhurit e partive politike për t’i mbrojtur bosat e tyre në shërbim të asaj se, ata e bëjnë përzgjedhjën e tyre e jo të atyre të cilët populli iu beson e i respekton.

Prandaj, e shifni se ҫfarë sjellje të papërgjegjshme, dhe denigruese ndaj njëri-tjetrit, ofendime e deri të qerim hesapësh edhe fizikisht.

Ku është serioziteti i tyre në situata shumë serioze të sigurisë kombëtare dhe përgatitja për situatat e paparapara e të paparalajmëruara.

Komplet spektri politik, pozitë opozitë është i ҫ’akorduar dhe i përqarë deri në atë stad sa që njeriu mendonë se, a bëhet fjalë për parti politike e deputete të shtetit tonë apo të një shteti tjetër.

Dua të besojë që, ata që na kanë ndihmuar me u qlirua nga Serbia, ata, do të na ulin për tokë duke ua dhënë të drejtën sepsë kanë hise jo pak të vogël në, çlirimin, pavarësinë, shtetëndërtimin dhë sigurimin e sovrantitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Dardanisë.

Duhet t’i dëgjojmë dhe t’u falenderohemi përjetësishtë.

Hafiz Shala

New York

17 mars 202

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Forcat ruse kanë bërë “përparim minimal” këtë javë

Story i radhës

Pas mesnate u liruan çmimet e derivateve të naftës

Të fundit nga