BE nis punimet për të përcaktuar se si do zhvillohen marrëdhëniet me SHBA-të

Administrata e Bashkimit Evropian ka filluar konsultimet me vendet anëtare për të diskutuar se si do zhvillohen marrëdhëniet transatlantike pas zgjedhjes së Joe Biden si president të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga një zyrtar i lartë i BE-së, thuhet se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, sot do të zhvillojnë një takim në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen e samitit që liderët do mbajnë më 10-11 dhjetor lidhur me marrëdhëniet BE-SHBA.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel javën e ardhshme do të zhvillojë konsultime me liderët e vendeve të BE-së. Liderët në samitin në dhjetor do të bisedojnë se si të përmirësojnë marrëdhëniet me SHBA-në.

Michel ka ftuar Bidenin në gjysmën e parë të vitit 2021 për zhvillimin e dy bisedimeve ku njëra prej tyre nëpërmjet video-konferencës.

Pritet që biseda e parë të zhvillohet pak kohë pasi Biden të marrë postin e presidencës në janar. Ndërsa vizita e Bidenit në Bruksel pritet të realizohet në muajt e verës.

Mendohet se periudha e Bidenit do të jetë një mundësi

Administrata e BE-së, në marrëdhëniet me SHBA-të përqendrohet mbi 5 tema kryesore. Këto tema renditen si “lufta me pandeminë e COVID-19, përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike, ndryshimin klimatik, ruajtjen e multiletarizmit dhe vlerave të përbashkëta, mbështetjen e paqes dhe sigurisë”.

Lidhur me regresin e marrëdhënieve transatlantike gjatë periudhës presidenciale 4-vjeçare të Donald Trumpit, veçanërisht në fushat e tregtisë, sigurisë dhe ndryshimit klimatik, BE-ja mendon se epoka e Bidenit do të jetë një mundësi për të rregulluar këto çështje.



. .

Ngjarja paraprake

Hetim ndërkombëtar për mbetjetet sanitare COVID-19, 102 të arrestuar

Ngjarja e ardhëshme

Trajtimet e fytyrës duhen para apo pas dushit?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian