BE-ja t’i zëvendësojë Josep Borrellin dhe Miroslav Lajçakun

Josep Borell- Shef i BE-së për politikë të Jashtme dhe Miroslav Lajçak-emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Seebi, për favorizimin që ia bëjnë Sebisë agresore gjenocidale karshi Kosovëd viktimë, për jo konstruktivitetin dhe jo efikasitetin e tyre në dialogun_Kosovë- Serbi, e kanë konsumuar, denigruar veten dhe domosdoshmëtisht duhet zëvendësuar me dy emra të rinj korrektë e dinjitozë, siç e lyp posti që po e ushtrojnë dhe detyrat dhe obligimet që e kërkojnë.

Vizita e këtyre ditëve e Miroslav Lajçakut- emisarit të BE-së në Prishtinë dhe në Beograd, i ngjante më shumë një propagande të tij personale për tu rizgjëdhur në këtë post, pasi së shpejti i kalon mandati, se sa interesimi i mirfilltë dhe serioz për ta çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi.

Edhe Josep Borrell edhe Miroslav Lajçak në punën e tyre në dialogun Kosovë-Serbi, kanë treguar destruktivitet, ngjashëm si paraadhësit e tyre Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn, duke u vënë padrejtësisht në anën e Serbisë agresore gjënocidale dhe në dëm të Kosovës viktimë.

Kryeminitri Albin Kurti me ardhjen e tij si kryenegociator i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, që në takimin e parë në Bruksel, u tregoi të dyve se nuk mund ta vazhdojnë më lojën e tyre tinzare, duke vendosur rendin e ditës së takimeve në Bruksel në konsultim vetëm më Serbinë dhe duke mos e përfillur Kosovën si palë të barabartë negocuese.

Kryeministri Albin Kurti në mënyrën më të efektshme dëshmoi se din t’i dalë zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, dhe se qasja e sojit të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Edita Tahirit, Skender Hysenit dhe Avdullah Hotit ka marrë fund njëherë e përgjithmmonë.

As Josep Borrell dhe as Miroalav Lajçak, nuk e kririkuan asnjëherë Serbinë kriminale për struktutat paralele serbe në Veri të Kosovës, për krimin e organizuar dhe kontrabandën në Veri të Kosovës, për bllokimin e rrugëve, për sulmet e bandave krimianle serbe ndaj policisë së Kosovës që përpiqet për vendosjen e rendit dhe të sigurisë, për mospagesën e rymës, të ujit dhe të shërbimeve komunale nga serbët tashmë 20 vite në Veri të Kosovës, për diskriminimin që u bëhej shtetasve të Kosovës me targat e automjeteve dhe me dokumentet e identifikimit gjatë kalimit të kufirit për në Serbi.

Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak asnjëherë nuk e kritikuan Serbinë kriminale për kolonizimin që po e bën në Veri të Kosovës, duke ndërtuar koloni serbe, ku në shtëpi të reja e të mobiluara po i vendosën serbët që asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë, ndërsa Serbia i ka dëbuar me force më shumë se 14 mijë shqiptarë autoktonë nga trojet shqiptare në Veri të Kosovës.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak asnjëherë nuk e kritikuan Serbinë kriminale për gjëndjen e vështirë të shqiptarëve në Luginën e Peshevës, të cilët i janë nënshtruar një presioni të madh të shoqëruar edhe me fshirjen nga evidence të shqiptarëve nga librat e amzës, vetëm e vetëm që t’i detyrojnë të largohen nga trojet denbabaden shqiptare.

Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak të vetmin refren e kanë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të krijuar një Republika Sepska edhe në Kosovë, sipas dëshirës së Serbisë kriminale dhe të Rusisë Kriminale.

Qeveria e Kosovës mbi bazën e këtyre konstatimeve të sipërtheksuara, pas vizitës së Miroslav Lajçakut në Prishtinë këtyre ditëve mori vendimin historik të reprocitetit më Serbinë kriminale lidhur më targat e automjeteve dhe me dokumentet e identifikimit, që duhet t’i përmbushin serbët gjatë kalimit të kufirit për në Kosovë.

Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë pas këtij vendimi reagoi ashpër, dhe i lazdruar edhe nga tolerimi që I bëhet Serbisë kriminale për mosvenmdosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke thënë se, “ Kosova planifikon një sulm të përgjithshëm në Veri të Kosovës më 1 tetor, kur duhet të fillojë të zbatohet ky vendim. S’ka dialog më Prishtinën”, tha Vuçiq.

Çfarë hipokrizie mshtruese, kur dihet se sipas Kushtetutës së Kosovaë pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Miroslav Lajçak, deklaroi se, “Në marrëdhëniet Kosovë-Serbi është krijuar “një situatë e re”, që i ka ndryshuar planet dhe temat e vizitës s’ime në Kosovë”. Sipas Miroslav Lajçakut, “ Zgjidhjet duhet kërkuar përmes dialogut e jo permes konfromntimit”.

Çfarë deklaratë naïve dhe e nbrapshtë, kur dihet se Kosova për këtë vendim ka plotësisht të drejtë për funksionimin dhe ruajtjen e shtetësisë së saj, për çka kanë qenë të informuar paraprakisht tërë shtetet e QUINT-it.

Edhe BE-ja, edhe Serbia edhe Josep Borrell, edhe Miroslav Lajçak duhet ta kenë kuptuar se Kosova është çliruar para 23 viteve, dhe është shpallur shtet i pavarur e Sovran para 14 vitesh, se Kosova shtet është njohur nga më shumë se 100 shtete të botës.

Për zgjidhjen e drejtë të dialogut Kosovë-Serbi lypset diplomat korrekt dhe autoritativ siç ishte Riçard Holbruk i SHBA-ve, në mbrojtje të së drejtës për Kosovën, e jo pro serbë si Jon Bolton, Mathew Palmer, Richard Grenell, apo si enisarët pro serbë të BE-së Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, favorizues të Serbisë kriminale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Për herë të parë, BE importon më shumë gaz nga SHBA sesa nga Rusia

Story i radhës

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 38 gradë celsius

Të fundit nga