BE-ja do të sanksionojë Abramovich, thonë burime diplomatike

Ambasadorët e BE-së kanë rënë dakord për një paketë të katërt sanksionesh në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton BBC.

Burime diplomatike i kanë thënë BBC-së se, si pjesë e paketës së fundit, listës së individëve të sanksionuar do t’i shtohet edhe miliarderi rus Roman Abramovich. Ndërsa detajet nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, BE-ja gjithashtu pritet të marrë vendim:

-ndalimin e eksportit të mallrave luksoze në Rusi

-të ndalojë importin e mallrave kryesore në sektorin e hekurit dhe çelikut nga Rusia

Një ndalim i investimeve të reja evropiane në energjinë ruse pritet gjithashtu – por burimet thonë se ka disa përjashtime.

Një diplomat i BE-së i tha BBC-së se një “çarje” gjithnjë e më e dukshme po krijohej midis disa vendeve anëtare, duke thënë se Polonia dhe shtetet baltike duan më shumë sanksione dhe më të forta, ndërsa vende si Gjermania, Italia, Hungaria dhe Bullgaria favorizojnë një qasje më “konservatore”.

Sanksionet e reja do të hyjnë në fuqi kur të publikohet ajo që njihet si “gazeta zyrtare” e BE-së.

Më shumë detaje priten të bëhen të ditura të martën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me fustan provokues, Rita Ora ekspozon format trupore

Story i radhës

Vetura e sherifëve amerikanë shihet në Prishtinë

Të fundit nga