BE: Izraeli të lehtësojë mbajtjen e zgjedhjeve palestineze

BE përshëndeti sot njoftimin nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas për organizimin e zgjedhjeve në maj dhe korrik, duke i kërkuar Izraelit të lehtësonte mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në të gjithë territorin palestinez.

Këto zgjedhje legjislative dhe presidenciale, të parat që prej 15 vitesh, u njoftuan dje, në kontekstin e afrimit mes partisë Abbas, Fatah dhe rivalëve islamikë të Hamasit.

“Ky është një lajm i mirëpritur”, theksoi një zëdhënës i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell në një komunikatë.

“BE ka mbështetur dhe financuar vazhdimisht punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë palestinezët dhe është e gatshme të bashkëpunojë me aktorët përkatës për të mbështetur procesin zgjedhor”, vijon deklarata.

“BE gjithashtu u bën thirrje autoriteteve izraelite të lehtësojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në të gjithë territorin palestinez”, shtoi zëdhënësi

Ngjarja paraprake

Kessie nuk fshehët: Milani e do titullin e kampion

Ngjarja e ardhëshme

Veliaj: “E patë Lulin? Nuk tha dot një emër shkolle që kish ndërtuar në 4 vjet; shtoi 4 vila në kohë pandemie”

të fundit nga