BE i dhuron Afrikës 900 mijë komplete testimi për COVID-19

Bashkimi Evropian i dhuroi sot 900 mijë pajisje testimi për COVID-19 Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një agjenci e shëndetit publik, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe Kwesi Quartey, nënkryetar i Unionit Afrikan, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit në Aeroportin Ndërkombëtar Bole në Addis Ababa, kryeqyteti i Etiopisë.

“Dhurimi do të forcojë ndjeshëm fushatat e testimit në të gjithë Afrikën”, deklaroi për AA, drejtori Qendrës Afrikane për Kontrollin, John Nkengasong për AA.

Institucioni planifikon të ndihmojë kontinentin të kryejë 20 milionë teste deri në nëntor ndërsa donacioni i BE-së do të “ndihmonte shumë” në këtë përpjekje, tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjes, zyrtari i BE-së tha se ata ishin të shqetësuar për kushtet e migrantëve në Libi, një vend infrastruktura shëndetësore e të cilit është shkatërruar që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011.

“Ata janë në një situatë shumë të vështirë, veçanërisht ata në kampe të kontrolluara nga milicitë”, tha Borrell, duke shtuar se nuk kanë mundur të bëjnë shumë sepse “Libia është një vend në luftë”.

Rreth 1.53 milionë afrikanë kanë kontraktuar virusin e ri, përfshirë 37.387 vdekje dhe 1.27 milion të shëruar deri më tani, bën të ditur Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.



. .

Ngjarja paraprake

​KRU Gjakova me njoftim të rëndësishëm për konsumatorët e saj

Ngjarja e ardhëshme

Bekteshi-Tiganj: Ka shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian