be i bashkohet thirrjes se fundit te bere nga shba egjipti dhe katari per armepushim ne gaza 66b74a388ef5e

BE i bashkohet thirrjes së fundit të bërë nga SHBA, Egjipti dhe Katari për armëpushim në Gaza

August 10, 2024
1 minut lexim

BE -ja njoftoi të mbështetjen për thirrjen e fundit të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë afro 40,000 palestinezë që nga 7 tetori.

“BE i bashkohet Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së në thirrjen e tyre për të përfunduar, pa vonesë, marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në X.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për ndërmjetësimin e tyre për t’i dhënë fund ciklit të padurueshëm të vuajtjeve. Marrëveshja do të hapë gjithashtu rrugën për de-përshkallëzimin rajonal,” shtoi ai.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen theksoi se një armëpushim urgjent në Gaza është “e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetë, për të rivendosur shpresën për paqen dhe për të siguruar kthimin e pengjeve”.

“Kështu unë mbështes fuqimisht përpjekjet e udhëhequra nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit që ka nevojë rajoni,” ka shkruar ajo në platformën X.

Edhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel shprehu mbështetjen e plotë për thirrjen trepalëshe.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

vlen per bdi ne me kokefortesi dhe jashte cdo logjike guxon te privatizoje edhe marreveshjen e ohrit 66b742f7b7bab
Story i mëparshëm

VLEN për BDI-në: Me kokëfortësi dhe jashtë çdo logjike, guxon të privatizojë edhe Marrëveshjen e Ohrit

ukraina shkaterroi nje tjeter anije ruse ne krime 66b74c9203e42
Story i radhës

Ukraina shkatërroi një tjetër anije ruse në Krime

Të fundit nga

ShkoLartë