Bashkimi Evropian (BE) vendosi heqjen e 2 polirikanëve libianë nga lista e sanksioneve për shkak se kanë dhënë mbështetje në mënyrë konstruktive drejt zgjidhjes politike të konfliktit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së njoftoi se ka hequr nga lista e personave ndaj të cilëve zbatohen masa kufizuese për çështjen e Libisë kreun e Parlamentit të Tobrukut, Aquila Saleh, si dhe Nuri Abu Sahmain.
Për shkak të konflikteve të përjetuara në Libi, ndaj Saleh dhe Sahmain nga viti 2016 ishte vendosur ndalesë e udhëtimit dhe ngrirje e pasurisë.
Në deklaratë u theksua që Saleh u hoq nga lista e sanksioneve sepse ka mbështetur në mënyrë konstruktive zgjidhjen politike në vend, ndërsa Sahmain nuk ka luajtur ndonjë rol në procesin politik kohët e fundit.