BE do të kërkojë sqarime nga Pfizer lidhur me vonesat për vaksinat

Komisioni Evropian do të kërkojë sqarime nga Pfizer lidhur me vonesat e raportuara nga vendet e BE për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 javën e ardhshme, tha të premten një zëdhënës i ekzekutivit të BE-së.

Pfizer dhe Komisioni Evropian kishin thënë më herët se nuk do të ketë më ngadalësime javën e ardhshme, pasi furnizimet u vonuan një javë për shkak të punimeve në një fabrikë të Pfizer që synonte të rriste prodhimin.

Nga tjetër, sipas Reuters Italia po kërcënon veprime ligjore kundër Pfizer për këto vonesa.

Të enjten, komisioneri special për COVID-19, Domenico Arcuri tha se vendit iu komunikua që duhet të presë një ulje prej 20% të dozave javën e ardhshme pas një reduktimi në furnizimin e kësaj jave me gati 30%.

Ndërsa, ministri Çek i Shëndetësisë, Jan Blatny tha të Enjten se dërgesat e Pfizer në vendin e tij do të binin me rreth 15% këtë javë dhe sa 30% për dy javët në vijim.

“Ne do të kërkojmë sqarime nga kompania,” tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë shtypi.

Kontrata me BE-në është konfidenciale dhe secili vend negocion marrëveshje të ndryshme me Pfizer për dërgesat.

Nuk është e qartë nëse firma amerikane Pfizer ka detyrime ligjore për të dhënë sasi të caktuara të dozave në bazë javore, ashtu sikurse e kërkojnë disa shtete porositëse.

Ngjarja paraprake

El Sharaawy rezulton pozitiv me COVID-19, shtyhen testet mjekësore tek Roma

Ngjarja e ardhëshme

Shkup, MPB-ja regjistron 228 shkelje në trafik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian