BDI s’ke me njerez as per festa

20 vjet iku rinia pothuajse krejt!

20 vjet arsimin e shkaterruat pa meshire qe analfabete te krijoni, punesoni dhe t’i kontrolloni! 

20 vjet u shiten diploma nga Struga per biznes dhe kontroll, nga 5000 deri ne 20000 nese beni doktoratura. 

20 vjet shiten punesime nga 3000, 5000 deri 7000 euro sikur prone private e keni shtetin.

20 vjet uzurpuat edhe oborret e shkollave per biznes.

20 vjet nuk avansuat administratoret por merrnin rroga nga shtepia si pensionere dhe fatkeqesisht i transferuat ne administratore te deshperuar pasi u nencmuat Intelegjencen.

20 vjet punesuat familjaret tuaj dhe nuk u iku asnje ne kurbet.

20 vjet hapet mbi 100000 kazino ne shtet.

20 vjet nuk dhate llogari per burgosjet gjate qeverisjes tuaj, per vrasjet, per spitalin modular te Tetoves ku u dogjen 14 shqiptare qe as emrin nuk ua dime dhe ekpertet gjermane mbeten enigme. Po per tragjedine e Bullgarise, per 27 prillin, per Almirin e Vogel, per Rastin Alfa, Rasti Monstra, Rasti Kumanova, Feta Halimin, Komandant Telin, Rexhailin, te gjitha keto kane ndodhur kur ju keni pasur pushtet plot 20 vjet.

20 vjet spitali i Kercoves nuk u ndertua, u vjeterua dhe u harrua.

20 vjet popullata shqiptare e Kercoves helmohet nga tymi i Osllomese pa filtra dhe me qeliza kancerogjene.

20 vjet ju varferuat, perzuat dhe sunduat popullin!

MosGezuar BDI dhe u vrafte haku i popullit qe me parate e tyre sillni kengetare e festoni, popullin ne mjerim pa ujin e pijshem, pa buken e gojes dhe pa kanalizim ne kete shekull ju e torturoni, shfytezoni dhe me kengetare deshironi ta mashtroni! 

 

Gjyla Celiku

Dr. Shkenca Politike 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këtë vit Apple adreson një prej dobësive kryesore të iPhone

Story i radhës

BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, lë jashtë listës patriarkun rus Kirill

Të fundit nga