BDI: Qeverisja qendrore i jep mbështetje Programit Zgjedhor për Gostivarin që duam

Kandidati për Kryetar të komunës së Gostivarit, nga rradhët e BDI-së, z. Nevzat Bejta, realizoi takime me banorët e lagjeve “Mllaki” dhe “Tullana” ku, para qytetarëve i prezantoi aktivitetet e planifikuara për katër vitet e ardhshme.

Për të mbështetuar Programin Zgjedhor të tij, ishin ministrat e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Naser Nuredini dhe të Transportit dhe Lidhjeve, z. Blagoj Boçvarski.Bejta në takimin me banorët e lagjes “Tullana”, duke folur për programin parazgjedhor, tha se për këtë lagje është paraparë zgjidhje e problemeve me mungesën e kanalizimit dhe ujit të mjaftueshëm për pije dhe projektimi i rrugëve.

“Këto prioritete duhet të realizohen në këtë mandat, por në përkrahje dhe bashkëpunim me Qeverinë, respektivisht me ministritë e Transportit dhe të Ekologjisë. Pa to, punë të tilla të mëdha nuk mund të zgjidhen, mos t’ju gënjejnë. Ndriçimi rrugor, qentë endacakë, fushat sportive dhe rruga deri te manastiri, e këto zgjidhen me para të komunës”, tha Bejta.

Ministrat Boçvarski dhe Nuredini thanë se shteti ka qasje deri te fondet ndërkombëtare dhe borxhet e volitshme, por të dytë thanë se ato mbeten të pashfrytëzuara.

Njëheri e kanë theksuar besimin te kandidati për kryetar të komunës Nevzat Bejta, se ka kapacitet të formojë ekip që do të bashkëpunojë me pushtetin qendror.

Ngjarja paraprake

Taravari fyen rëndë Ali Ahmetin (VIDEO

Ngjarja e ardhëshme

Ibrahimi: Alternativa nuk do të përkrah Bilall Kasamin në Tetovë dhe Blerim Sejdiun në Zhelinë (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian