BDI okupon BESËN!? (FOTO)

BDI është një shkollë e vërtetë politike.

Gjëja më e çuditshme është se sa më shumë që u jep të tjerëve aq më shumë rritet vetvetiu.

Madhështore tek një subjekt serioz politik është mënyra se si ajo transformohet varësisht kohës dhe rrethanave.

Kanë mbetur një ose dy deputetë nga garnitura e vjetër e kësaj partie ndërsa të tjerët janë krejt figura të reja përfshirë këtu edhe ata që drejtojnë funksione të larta shtetërore por edhe deputetë dhe drejtorë institucionesh si dhe kryetarë komunash.

BDI është ” fabrika” e politikanëve të shumtë disa prej të cilëve nuk e gjejnë veten aty për shkak se konkurrenca politikë është e madhe dhe arratisen në subjekte tjera.

Referuar asaj që ndodhi në Lëvizjen Besa, disa nga ata që sot janë në kryesinë qendrore të partisë opozitare, kanë qenë eksponentë të lartë të BDI-së në të kaluarën përfshirë këtu edhe vetë liderin Bilall Kasami, anëtarin e ri të Kryesisë Qendrore Fatmir Limani si njëri ndër themeluesit e BDI-së dhe shumë figura tjera si Valon Bela dhe jo vetëm.

A po krijohet BDI 2 tek BESA, kjo është e pathëna e deritanishme, por që gjurmët të çojnë tek kjo e vërtetë ndërsa përse jo në zgjedhjet e radhës vetë ky subjekt politik, mos të shkrihet në BDI prej nga ku është origjina e tyre.

Ata thuajse të gjithë vijnë nga kjo familje e madhe politike dhe nëse sot thirren se janë vlera të mëdha atëherë kjo është edhe për meritën e vetë BDI-së që ka nxjerrë nga shkolla e saj edhe këta pasardhës të vet të politikës duke i shpërndarë në subjekte tjera dhe vetë duke u bërë akoma subjekt më i madh dhe më i fortë duke mos pësuar deri tani asnjë humbje në asnjë cikël zgjedhorë që nga viti 2002 ose më saktë përreth 20 vjet rresht.

Andaj sot BDI okupoi BESËN dhe lirisht mund të themi se BESA është e BDI-së./TS/

Story i mëparshëm

Dita e policisë,Bushi: Nderuam me plaket speciale kryeparlamentarin Xhaferi

Story i radhës

Lëvizja BESA zgjpdhi Kryesinë Qendrore! Ja emrat

Të fundit nga