bdi nenshkruat deklarate per mos hyrje ne qeveri pa perspektive europiane u rreshtuat me kinen dhe rusine 66f80fc8c60ea

BDI: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri pa perspektivë europiane, u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë

September 28, 2024
1 minut lexim

 

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me legjitimitet monoetnik.

Partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore duke u zotuar që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.

Gënjyen. Për 100 ditë shkaktuan skandale që na kthyen prapa 30 vjet dhe na humbën shpresën e fundit për integrim në Bashkimin Europian.

Rreshtimi juaj i hapur me Rusinë dhe Kinën nuk është i pranueshëm dhe është në kundërshtim me përcaktimet e qytetarëve për partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon kthim të menjëhershëm të prioritetit shtetëror për integrim europian dhe distancim të menjëhershëm të qeverisë nga partneriteti ruso-kinez.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

veliaj takon ne shba ish ambasadorin arvizu mik i vyer dhe avokat i perjetshem i shqiperise 66f80935c0107
Story i mëparshëm

Veliaj takon në SHBA ish-ambasadorin Arvizu: Mik i vyer dhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë

rusia bombardon nje spital ukrainas vret se paku 9 persona 66f8103f31574
Story i radhës

Rusia bombardon një spital ukrainas, vret së paku 9 persona

Të fundit nga

ShkoLartë