bdi merrni guximin per te filluar veting te monitoruar nderkombetarisht per cdo politikan 66b726de796c8

BDI: Merrni guximin për të filluar veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan

August 10, 2024
1 minut lexim

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish në lidhje me vetingun që siç thotë, partitë nga qeveria monoetnike janë të frikësuar nga kërkesa e BDI-së, për inicimin e vetingut i cili do të monitorohet nga ndërkombëtarët, përcjell TV21. BDI tha se përderisa partitë politike nuk e përkrahin një iniciativë të tillë, janë mashtrues që përpiqen të vjedhin popullin.

“Merrni guximin për të filluar veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan

Ditët kalojnë, dhe partitë nga qeveria monoetnike, të frikësuara nga kërkesa e BDI-së për të iniciuar një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në 30 vitet e fundit, përfshi edhe procesin e privatizimit, kanë mbetur të heshtura dhe po përpiqen të devijojnë temën me kumtesa boshe. 

Ejani, menjëherë të fillojmë që secili nga politikanët të paraqesë pasurinë dhe të kaluarën e tij para një komisioni ndërkombëtar të monitorimit për veting. 

Derisa nuk e bëni këtë, ju jeni vetëm mashtrues që përpiqeni të vidhni popullin nën sloganin “Kapeni hajnin””, tha BDI.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

kush qendron pas sfides ndaj sovranitetit te kosoves halil geci ngre alarmin per kercenimet e reja 66b726d9e8291
Story i mëparshëm

Kush qëndron pas sfidës ndaj sovranitetit të Kosovës? Halil Geci ngre alarmin për kërcënimet e reja

kruje zjarri ne kraste dyshohet i qellimshem digjen mbi 70 hektar pyje 66b729686922e
Story i radhës

Krujë, zjarri në Krastë dyshohet i qëllimshëm, digjen mbi 70 hektar pyje

Të fundit nga

ShkoLartë