bdi me 1 per qind mbeshtetje behesh vazal dhe nuk mund te mbrosh arritjet historike te shqiptareve 6794a274b90a0

BDI: Me 1 për qind mbështetje bëhesh vazal dhe nuk mund të mbrosh arritjet historike të shqiptarëve!

January 25, 2025
1 minut lexim
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate thonë se VLEN me 1 përqind mbështetje nuk mund të mbrojë interesat shqiptare, mirëpo mund të bëhesh vazal.
Nga BDI kanë numëruar disa nga vendimet anti-shqiptare që ka marrë kjo qeveri.
Reagimi i plotë:
Me 1% përqind mbështetetje bëhesh 100% vazal!*
Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar.
Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi.
Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe.
Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit.
Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit.
Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike.
Me 1% mbështetje, nuk mund as të përmendësh Bashkimin Evropian.
Me 1% mbështetje, kuadrot dorëhiqen nga institucionet pasi nuk i llogarisin fare.
Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal!
BDI mbetet e vetmja forcë politike që mbron arritjet historike dhe aspiratat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ja si u duken mbreme diana dhe arioni ne finalen e bbvk 67949e40aa46d
Story i mëparshëm

Ja si u dukën mbrëmë Diana dhe Arioni në finalen e BBVK

ndarja nga jeta e kryepeshkopit anastas janullatos meta ishte shembull frymezues 6794a7dc3900a
Story i radhës

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Meta: Ishte shembull frymëzues

Të fundit nga

ShkoLartë