BDI-ja është e vetmja parti që njëzetvjet radhazi punësoi rininë shqiptare jashtë vendlindjes

Vetëm partitë e shteteve të varfëra organizojnë koncerte këngësh për të festuar pikëllimet e rinisë së paktë në Shkup e Tetovë. BDI-ja në vend që të organizojë konferenca politike e shkencore me rastin e 20 vjetorit të lindjes, bën të kundërtën çmend dhe më shumë atë pak rininë që ka mbetur këtu.

Shtojcë:

Mbrëmë duke biseduar me diplomatin e karrierës, Rexhep Salihun, telefonoi djali i tij nga Gjermania i cili është magjistër i shkencave farmaceutike që për shkak pakënaqësisë ekonomike e politike u largua nga Tetova për të punuar në Gjermani.

Gjatë bisedës, përmendëm koncertin e sukseve njëzetvjeçare të BDI-së në Tetovë, përgjigja e magjistrit të shkencave farmaceutike ishte:

“Po saktë, BDI-ja është e vetmja parti që njëzetvjet radhazi punësoi rininë shqiptare jashtë vendlindjes, në Gjermani, Zvicër, Itali e SHBA.

BDI-ja intergrimin e rinisë shqiptare e ka bërë në shtetet perëndimore, shembull, për t’u intergruar në shtetin gjerman rinistët shqiptarë janë të detyruar të mësojë gjermanishten, këto janë sukseset e BDI-së”, tha djali i mikut tim, Rexhep Salihut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mykolaivi i Ukrainës çdo ditë me granatime, banorët: Po mbahemi

Story i radhës

59-vjeçari vret vëllanë me thikë, shkon në polici: Kam ardhur të dorëzohem, e qëllova disa herë

Të fundit nga