bayerni po ben gati kontraten per kane zbulohen detajet 64bd455e05735

Bayerni po bën gati kontratën për Kane, zbulohen detajet

July 23, 2023
1 minut lexim

Te Bayern Munichi janë optimistë se do të nënshkruajnë me Harry Kane këtë verë.

“Bavarezët” raportohet se po përgatitin një kontratë pesë-vjeçare për sulmuesin anglez, e cila thuhet se është mjaft fitimprurëse.

Kane ia ka bërë të qartë Bayernit se është i gatshëm për t’i bashkuar.

Ai nuk do të rinovojë kontratën me Tottenham Hotspur.

Kontrata e tij skadon verën e ardhshme, andaj klubi londinez mund të detyrohet ta shesë tani, për të mos e humbur falas vitin tjetër.

Sipas “SportBild”, 29-vjeçarit do t’i ofrohet një kontratë katër deri në pesë vjet dhe automatikisht do të bëhet një nga fituesit më të mëdhenj.

Kampionët gjermanë thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë kapitenit të Anglisë pagë prej mbi 20 milionë eurosh në vit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perez u pergjigjet gazetareve me klas 64bd41610e849
Story i mëparshëm

Perez u përgjigjet gazetarëve me klas!

shteret ibri komuna e mitrovices e iber lepenci akuzojne njera tjetren 64bd4564c1ff7
Story i radhës

Shteret Ibri, Komuna e Mitrovicës e “Ibër Lepenci” akuzojnë njëra-tjetrën

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë