bayern munih do te fitoje shume trofe ne te ardhmen 6751b0c0a2c56

Bayern Munih do të fitojë shumë trofe në të ardhmen”

December 5, 2024
1 minut lexim

Eliminimi nga Kupa e Gjermanisë dy ditë më parë, pas humbjes 0-1 ndaj Bayer Leverkusen, nuk ka dekurajuar trajnerin e Bayern Munich, Vincent Kompany. Ai është i bindur se skuadra bavareze do të arrijë të rikthehet te fitorja e fitojë trofe.

“Tani jemi eliminuar nga Kupa dhe nuk mund ta ndryshojmë më këtë fakt. Por, ne të gjithë besojmë te forcat tonë dhe se mund të fitojmë shumë ndeshje. Ne nuk do ta fitojmë Kupën këtë sezon, por kemi turne të tjerë përpara”, tha Kompany.

“Ne mund ta fitojmë titullin këtë vit. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të fitojmë shumë tituj në të ardhmen. Ne duhet ta lëmë këtë humbje pas vetes dhe të fillojmë të luftojmë sërish nga nesër për të fituar ndeshjet e ardhshme”, tha më tej Kompany.

“Unë e ndjej këtë gjë. Ne jemi të uritur. E dimë se në të kaluarën nuk kemi qenë të përkryer.

Kjo është arsyeja pse çdo ditë, çdo ndeshje dhe çdo moment që kalojmë është një luftë për të treguar sërish se sa të mirë jemi”, shtoi trajneri i Bayern Munich.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shqetesim ne shqiperi lidhur me shtimin e portaleve me origjine ruse 6751afd11556b
Story i mëparshëm

Shqetësim në Shqipëri lidhur me shtimin e portaleve me origjinë ruse

kjo linje ajrore planifikon te jete e para qe do te filloje te fluturoje serish drejt ukraines 6751b481a0840
Story i radhës

Kjo linjë ajrore planifikon të jetë e para që do të fillojë të fluturojë sërish drejt Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë