bayern munich humb harry kane deri ne fund te vitit per shkak te lendimit 674e10bd2cfaf

Bayern Munich humb Harry Kane deri në fund të vitit për shkak të lëndimit

December 2, 2024
1 minut lexim

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane nuk do të luajë deri në fund të vitit për shkak të një dëmtimi.

Golashënuesi më i mirë i Bundesligës gjermane u lëndua në ndeshjen e së shtunës mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich dhe për pasojë do të mungojë disa javë, deklaroi trajneri Vincent Kompany.

Kane ndjeu dhimbje në muskulin e kofshës dhe mjekët e Bayern Munich i thanë Kompanys se ai nuk do të mund të llogarisë tek sulmuesi deri në fund të dhjetorit.

Kane do të mungojë në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës së Gjermanisë ku Bayern Munich do të presë kampionët në fuqi Bayer Leverkusen.

Ai po ashtu do të humbas dhe ndeshjet e Bundesligës kundër Heidenheim, Mainz dhe Leipzig, si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

jane referuar ne spak 26 raste drejtuesja e bkh kemi marre akses ne databazen e institucioneve shteterore mbetet sfide 674e0db1a6318
Story i mëparshëm

“Janë referuar në SPAK 26 raste”, drejtuesja e BKH: Kemi marrë akses në databazën e institucioneve shtetërore, mbetet sfidë..

rekord historik shpenzimet per reklama kalojne 1 trilion dollare per here te pare 674e11ad268bf
Story i radhës

Rekord historik: Shpenzimet për reklama kalojnë 1 trilion dollarë për herë të parë!

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë