Bayern Munich e sheh yllin e Villarrealit si zëvendësuesi i Alabas

Bayern Munichu është i interesuar për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres oër të zëvendësuar David Alaban.

Austriaku pritet të largohet nga “Allianz Arena” dhe thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Sipas Marca, paraqitjet e Torresit në 12 muajt e fundit kanë bërë që të jenë në ‘radarin’ e klubit gjerman.

Villarreal është i hapur për shitjen e spanjollit në rast që paguhet klauzola e lirimit me vlerë 60 milionë euro.

Këtë edicion, Torres ka qenë i padiskutueshëm në formacionin e Unai Emery, duke qenë në formacionin bazë në 20 ndeshje në La Liga.

Ngjarja paraprake

Sekreti për të qenë të lumtur në punën tuaj

Ngjarja e ardhëshme

Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjet e energjisë elektrike në disa pjesë të Kosovës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian