Batuta e Ramës me Varhelyi: Kemi vite që përgatitemi për dasmë, por nuk vijnë krushqit

Kryeministri Edi Rama nuk i ka harruar batutat as gjatë konferencës së përbashkët me Komisonerin e Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse do të ndikojë progres raporti i këtij viti në vendet skeptike, duke qene se ishte me nota më pozitive, Rama theksoi se vendet skeptike flasin sipas interesave, ndërsa shtoi se janë mësuar të përgatiten për dasma dhe krushqit nuk vinë.

“Unë nuk besoj që Finlanda, Suedia apo shumë vende të tjera janë më pak të ndjeshme se Holanda kur vjen puna të krimi dhe korrupsioni. Por ka një dinamikë të ndryshme. Është legjitime, janë interesat e tyre. Unë nuk bëj parashikime, shpresoj që ne të vazhdojmë duke u ulur në tryezë me konferencën ndërqeveriatre. Por nga ana tjetër ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma dhe krushqit nuk na erdhën saqë tani i kemi lënë përgatitjet për dasmat. Nëse do na thërrasim ne ulemi, të veshur jemi dhe vazhdojmë punën”, ishte batuta e rradhës e kryeministrit Edi Rama. 

Ngjarja paraprake

Basha pret komisionerin europian: Miratimi i njëanshëm i reformës zgjedhore cënon zgjedhjet

Ngjarja e ardhëshme

SHBA-ja raporton rreth 40 mijë raste të reja me coronavirus dhe mbi 600 të vdekur

të fundit nga