Baton Haxhiu, spiun i Sllobodan Millosheviqit, patericë e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës

Ukraina nuk ka nevojë për pallavra, por pret që Baton Haxhiu  dhe Edi Rama t’i dërgojnë disa miliona euro  ndihmë nga milionat që i kanë shtresuar, ose që të dy të shkojnë të luftojnë me nga një antitank  mbi supe, sepse  populli dhe  Serbia i kanë ushqyer mirë dhe i kanë shpatullat e forta.

Baton Haxhiu faqeziu, kur doli dëshmitar kundër kriminelit Sllobodan Milloshevi në procesin gjyqësor në Gjykatë Speciale në Hagë, krimineli Sllobodan Millosheviq, iu drejtua me fjalët, “Po ti ishe bashkëpunëtori ynë, kush të solli  këtu”, deklaroi  një përkthyes  shqiptar para disa viteve nëpërmjet gazetës “Bota Sot”, i cili  kishte qenë i pranishëm  duke përkthyer në këtë proces gjyqësor.

Baton Haxhiu faqeziu, në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Aleksandër Vuçiqin, Vlora Çitakun  dhe Edi Ramën ishte propaganduesi dhe mbështetësi i flaktë i copëtimit të Kosovës, gjë që për fat të mirë nuk u realizua, sepse reagoi ashpër Angela Merkel-ish kancelarja  e Gjermanisë.

Baton Haxhiun faqeziun, ditë më parë e pamë në gazeten “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve në një fotografi me Edi Ramën- Kryeministrin e Shqipërisë  dhe Sergej Lavrovin, ministrin e Jashtëm të Rusisë.

Për Baton Haxhiun faqeziun, kohë më parë mediat informuan se në Tiranë e ka gjetur terrenin e favorshëm për të siguruar miliona euro nëpërmjet reklamimeve të medikamenteve farmaceutike nëpër spitale gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje punon edhe në televizion.

Baton Haxhiu faqeziu, tashmë është mik i ngushtë dhe patericë besnike e Edi Ramës, gjë që u dëshmua  edhe me paraqitjen e tij në emisionet debateve “Opinion” të Blendi Fevziut, dhe në emisionin Now të Erla  Mehillit.

Në gazeten “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve, të datës 17 mars 2022, patëm rastin të lexojmë  tekstin me titull, “Protestë e neveritshme”, Baton Haxhiu i ofendon shqiptarët, shkruar mbi bazën e deklarimit të Baton Haxhiut faqeziut në emisionin debativ  të Now.

Në këtë tekst thuhet se Baton Haxhiu ka thënë se, “Protesta  e shqiptarëve kundër rritjes së çmimeve  është e “neveritshme”  dhe jashtë  kontekstit kohor. Protesta  në koncept është  civilizim, por protestuesit duhet të kenë argumente kundër qeverisë. Shqiptarët nuk mund të protestojnë  në kohën kur në Ukrainë  bëhet luftë. Shqiptarët pavarësisht se nuk mund ta përballojnë  jetesën minimale,  duhet të durojnë, pasi tani është momenti për tu solidarizuar  me Ukrainën. Duhet guxuar që të rrënohet qeveria  në kohë krize,  se protestohet në sy të botës  sikur po e përkrahim Putinin”, deklaroi Baton Haxhiu faqeziu.

Aktivistët sqarojnë se  protestat nuk janë  bërë  kundër  pasojave të luftës, por kundër  abuzimit të qeverisë  me këto çmime.

Migjen Qiraxhi, tha se  ka tre vjet që në Shqipëri  konteksti nuk është ideal për të protestuar, për arsye të tërmetit, pandemisë dhe tani lufta në Ukrainë, por nuk mund të pritet pa reaguar  kundër padrejtësive. Shqiptarët nuk po protestojnë për rritjen e çmimit  prej luftës, por për rritjen e çmimit në mënyrë abuzive nga qeveria.

Redon Meksi, avokat  sqaron se shqiptarët  nuk po protestojnë  për pasojat e luftës, por sepse  qeveria  nuk ka marrë masa kundër  rritjes së çmimeve.

O Baton Haxhiu faqeziu,  kjo propagandë fëlliqane u  shkon për shtati ty dhe Edi Ramës, Kryeministrit më tradhtar që ka patur deri sot Shqipëria.

Në vend të gjepurave të tua dhe të Edi Ramës për Ukrainën, do të ishte mirë që nga milionat e eurove që i keni shtresuar, disa miliona t’i  dërgonit  ndihmë në Ukrainë, ose edhe ti edhe Edi Rama të shkonit të luftonit personalisht në Ukrainë, sepse  për nga shëndeti i keni shpatullat e forta.

O Baton Haxhiu faqeziu, është gabim i madh i këtyre emisioneve debateve që janë edhe pro qeveritare , e që po  të mundësojnë ta faktorizosh veten dhe tu shesësh mend shqiptarëve si të  veprojnë.

Edhe ti edhe Edi Rama i keni kuq faqet nga shëndeti dhe jeta luksoze, dhe nuk arrini ta kuptoni fare popullin e uritur, bile e merrni guximin t’i  thoni popullit të uritur  të durojë se po bëhet luftë në Ukrainë.

Bile po shkoni aq larg sa që thoni se për shkak të protestave, bota do të mendojë se protestuesit në Shqipëri po e  përkrahin Putinin.

O Baton Haxhiu faqeziu, as ti as edhe Edi Rama nuk keni moral dhe karakter kombëtar shqiptar tu shisni mend shqiptarëve.

Edhe ti edhe Edi Rama jeni dëshmuar me prova  pro interesave Serbisë kriminale, që nënkupton edhe pro interesave të Rusisë agresore gjenocidale.

O Baton Haxhiu faqeziu, ti ta tha në fytyrë krimineli Sllobodan Millosheviq gjersa gjykohej në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, se ke qenë spiun i Serbisë kriminale.

Mediat kanë shkruar me të madhe për bashkëpunimin dhe propagandimin tënd në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Aleksandër Vuçiqin, Vlora Çitakun  dhe Edi tamën,  për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë kriminale, që fatmirësisht nuk u realizua.

Tani i je qepur Edi Ramës,  duke u bërë  paterica dhe avokati publik i tij, dhe është e çuditshme  si po e  gjeni  sojin e njëri tjetrit ju njerëzit e ligë.

O Baton Haxhiu faqeziu, truse by….ën dhe larg duart nga shqiptarët, sepse edhe shqiptarët në Kosovë, edhe shqiptarët në Shqipëri edhe shqiptarët në diasporë dhe tërë mërgata shqiptare, të njohin shumë mirë se çfarë mostre tradhtari je  dëshmuar.

Shqiptarët janë kombi më fisnik dhe më bujar në botë,  dhe nuk kanë asnjë nevojë  që tu shet mend zotëronte, me këtë biografi të zezë e të mbushur përplot me tradhti kombëtare shqiptare.

Protestat nuk janë të neveritshme siç po mundohesh t’i ofendosh shqiptarë në Shqipëri.

I neveritshëm dhe fëlliqan je vetëm ti o Baton Haxhiu faqeziu, që në Shqipëri, siç thotë populli,  je duke e hëngër  supën dhe po e përmbys kupën.

O Baton Haxhiu faqeziu, ngulite në mendje se për tradhtinë dhe mëkatin që e ke bërë ndaj kombit shqiptar do të dënojë ashpër populli, por edhe më ashpër  do të dënojë Zoti i Madhërishëm.

Kombi shqiptar e ka thënien e tij popullore filozofike se, “do të vjen era te dera”, që do të thotë se fundin do ta kesh si katrani i zi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas mesnate u liruan çmimet e derivateve të naftës

Story i radhës

Aksident i rëndë me 9 viktima, në timon ishte një 13-vjeçar

Të fundit nga