batatina reagon pas eliminimit te llapit 66abe1a82dcb6

Batatina reagon pas eliminimit të Llapit

August 1, 2024
1 minut lexim

Nënkampioni i Kosovës u eliminua nga ekipi danez, Brondby.

Pasi u mposht 6:0 në ndeshjen e parë, Llapi barazoi 2:2 në “Zahir Pajaziti”.

Pas ndeshjes, foli edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, duke thënë se nuk patën fat në short

“Si ekip s’kemi pasur fat në short për garat evropiane. Kemi pasur dy ekipe të fortë, sidomos Brondby.

Përpos paraqitjes në ndeshjen e parë, kemi bërë paraqitje të mirë dhe këto gabimet e vogla kanë bërë që të pranojmë gola”.

I pyetur për Gashijanin, Batatina deklaroi se është talenti më i madh në Kosovë si dhe i bëri kërkesë përzgjedhësit Franco Foda të mos presë më dhe ta ftojë te ekipi A qysh në shtator.

“Do të jemi skuadër shumë e fortë në kampionatin tonë dhe do të jemi larg në tabelë.

Po më vjen mirë që këta djemtë e ri po e gjejnë formën, e patë Elvirin. Besoj që edhe selektori (Franco Foda) e ka pa dhe nuk ka çfarë pret, është Edon Zhegrova i dytë”.

“E kam thyer rekord me transferime dhe do ta dyfishoj këtë në transferin e Elvirit. Elviri do ta bëjë një transfer që askush s’e ka parë ëndërr, do të rritet gradualisht. Ka shumë për të punuar, por për momentin është talenti më i mirë në Kosovë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

48 vjecari rrahet nga komshinjte u ankua per pluhur dhe zhurmen qe po ua benin ata 66abdf9097352
Story i mëparshëm

48-vjeçari rrahet nga komshinjtë, u ankua për pluhur dhe zhurmën që po ua bënin ata

do te te mbroj gjithmone selena gomez i ben dedikimin prekes motres se saj 66abe1e4e49dd
Story i radhës

“Do të të mbroj gjithmonë”- Selena Gomez i bën dedikimin prekës motrës së saj

Të fundit nga

ShkoLartë