Bastoret ndërrojnë mendje, ndryshohen kuotat në ndeshjen Maqedoni – Kosovë

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj ku ndeshet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut për një biletë e cila dërgon në finale të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Filipi Arena 2” në Shkup dhe kureshtja për këtë përballje është e jashtëzakonshme.

Ekipi ynë ka zbritur dje në Shkup, derisa ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Përveç problemeve të mëdha më mungesa, stërvitja e fundit e Kosovës u përcoll me një telashe tjetër, pasi rryma për 20 minuta u ndërpre në stadium, shkruan Zeri. Treshja Amir Rrahmani, Vedat Muriqi e Milot Rashica nuk do të jenë në dispozicion të trajnerin, ashtu siç nuk do të jenë edhe Hekuran Kryeziu, Idriz Voca e Besar Halimi për shkak të lëndimeve.

Kjo ka bërë që kompanitë e basteve ta favorizojnë bukur shumë Maqedoninë, madje sot kuotat për një fitore të mundshme të Kosovës vetëm sa janë rritur.

Dje Kosova e kishte 3.00 kuotën për fitore, ndërsa ajo sot është rritur ne 3.30. Në anën tjetër Maqedonia ka 2.40.

Sido që të jetë futbollistët tanë duken gati dhe shumë të motivuar. Ata e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje kështu që thonë se do të japin gjithçka për të fituar.

Ngjarja paraprake

Izrael, mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Askush nuk është imun ndaj COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian