Basketbolli pa kampion

Viti 2020 e karakterizoi anulimin e sezonit 2019/20 të Superligës shkaku i koronavirusit dhe themelimin e Ligës Unike.

Viti 2020 i kishte dy fytyra në basketbollin kosovar, një të errët dhe një të ndritshme.

Në pjesën e parë të tij, shkaku i pandemisë COVID-19, Federata e Basketbollit të Kosovës vendosi për anulimin e sezonit 2019/2020.

Ky vendim u mor në fund të muajit mars dhe edicioni i shkuar nuk kishte fitues.

Peja e përforcuar shihej si favorite për ta fituar titullin, por në fund titulli mbeti pezull.

E në pjesën e dytë të vitit nisën të vinin ditë të mirë për basketbollin e këtushëm.

Sezoni 2020/2021 nisi dhe fjalën kryesore po e thonë Peja e Rahoveci, ndërsa ai pritet të jetë interesant deri në fund.

Fatkeqësisht, ndeshjet vazhdojnë të zhvillohen pa praninë e shikuesve shkaku i koronavirusit.

Ndërkohë, në muajin shtator u themelua edhe Liga Unike, një ligë e përbashkët e Kosovës me Shqipëri.

Edhe pse nuk është jetësuar ende, kjo Ligë shihet si përafrim në mes të dy vendeve, ndërsa krahas saj një herë për njëherë do të kenë jetë edhe ligat nacionale.

Ndërkaq, ekipi kombëtar i Kosovës luajti në parakualifikimet e Kupës së Botës 2023.

Në fillim të vitit, respektivisht në muajin shkurt, “Dardanët” i mposhtën Islandën dhe Luksemburgun.

Ndërsa, në muajin nëntor, Verdhekaltrit i pësuan dy humbje në udhëtim, fillimisht nga Sllovakia e më pas nga Islanda.

Kosova do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje para se ta kompletojë këtë fazë.

Dardan Berisha me shokë do të luajnë me Luksemburgun dhe Sllovakinë në shtëpi në shkurt të vitit 2021.

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka fituar ndeshjen e parë të parakualifikimeve për Botërorin 2023.

Në fund, kryetari Arben Fetahu, pa asnjë kundërkandidat, e fitoi një mandat katërvjeçar pas mbajtjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor.

Ai e kishte trashëguar postin e lënë në gjysmë nga Erolld Belegu, ndërsa tash do t’i prijë kësaj Federate deri në vitin 2024. 

Ngjarja paraprake

Të brendshme të kuqe edhe për këtë ndërrim vitesh

Ngjarja e ardhëshme

SHBA tërheq luftanijen nga Lindja e Mesme në mes të tensioneve me Iranin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian