Bashkimi gjerman ndodhi para 30 vjetësh, po diferencat lindje – perëndim mbeten ende

Bashkimi i Gjermanisë me 3 tetor 1989 për shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera të pushtuara, kishte një rëndësi shumë të madhe dhe ishte një senzacion i vërtetë.

 Ne që nga viti 1981 duke mos harruar vitin 1968, po realisht që nga viti 1912 ishim në një luftë permanente me regjimin serbo – jugosllavo -serb.

Bashkimit të dy Gjermanive, askush më shumë se shqiptarët nuk iu ka gëzuar, sepse ky bashkim, ne na ngjallte shpresa dhe na jipte kurajo që mos të dorëzoheshim, po luftën ta vazhdonim me vrull edhe intenzitet edhe më të madh.

Në anënën tjetër me bashkimin e Gjermanisë ne llogaritnim në përkrahjen edhe më të madhe të shtetit këtij shteti, për t´u çliruar nga kolonializmi serb dhe sllav në trojet tona autoktone, që në periudha të ndryshme, ishin pushtuar nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia.

Sot kur e shikojmë retrospektivën e bashkimit gjerman, vërejmë se Gjermania ka fituar një dimenzion të fuqishëm në Evropë dhe botë.

Ajo luan rol konstruktiv dhe angazhohet seriozisht për zgjidhjen e konflikteve dhe ruajtjen e paqes botërore.

Pa angazhimin e Gjermanisë, si në planin ekonomik dhe politik, sot nuk mund të paramendohen proceset evropiane dhe botërore.

Me të drejtë sot kërkohet dhe pritet që Gjermania ta marr një rol më të fuqishëm të angazhimit të saj në botë, po ajo nuk po lëvizë në këtë drejtim me hapa intenziv, që shumë kush në botë do ta mirëpriste.  

Arsyja kryesore, pse Gjermania po ngurron që ta merr rolin që i takon asaj në botë është e kaluara e saj e hidhur, sidomos Lufta e Dytë Botërore dhe roli i Gjermanisë në te.

Dallimet ende të theksuara

Entuziazmi i bashkimit të Gjermanisë në vitin 1989 ishte i madh. U hartuan programe si në planin ekonomik, kulturor dhe politik që bashkimi të jetë sa më shumë i suksesshëm dhe të eliminoheshin diferencat.

Diferncat në planin ekonomik janë zvogluar, fal investimeve dhe ndarjes së fondeve të zhvillimit. Përkundër kësaj pensionet dhe të ardhurat janë ende nën nivelin në krahasim me pjesën perëndimore.

Migrimi nga lindja në perëndim ka ndodhur me të madhe duke kërkuar punë, standard dhe jatë më të mirë.

Diferencat më të mëdha ende kanë mbetur në mentalitetin e atyre që kanë jetuar nën socializmin dhe sidomos klishetë mbretërojnë, mes dy grupeve të popullit lindje – perëndim.

Në lindje ekstremizmi si ai i majtë dhe i djathtë janë në përqindje të lartë në krahasim me perëndimin. Urrejtja ndaj të huajve në lindje është shumë e theksuar, sepse ata kanë qenë të mbylluar dhe u ka munguar kontakti dhe bashkëjetesa me të huajt, po në pyetje është edhe mentaliteti socialist dhe frika.

Një dallim i fuqishëm është ngase klishetë më të theksuara, janë edhe në aspektin gjuhësor. Nuk ka mosdurim gjuhësor sepse ajo është gjuhë gjermane, po e folmja e lindjes dallon mjaft në intonacion dhe artikulim.

Për luftimin e dallimeve dhe klisheve bëhen emisione dhe programe të mediave ku rëndësi i kushtohet kontakteve dhe bisedave të shtruara rreth këtyre çështjeve.

 Ky është koncepti më i mirë për t´i eliminuar dallimet, është mendimi i dy palëve, lindje – perëndim.

Derisa u cekën dallimet gjermane më shkuan në mendje edhe dallimet ndërshqiptare sidom ato gjuhësore Shqipëri , Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë etj.

Gjuhëtarët këtë e marrin si pasuri gjuhësore, po në masat popullore këto gjëra nuk kuptohen gjithmonë ashtu. Klishetë se si flitet shqipja te shqiptarët e Shqipërisë, ata të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Luginës marrin nganjëhere dimensione të panevojshme.

 Klishetë kuptohet që ekzistojnë, po ne kemi dallime të tilla edhe brenda vetë Kosovës. Ne kemi të folmen e Gjakovës, të Pejës, të Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Llapit, Gollakut etj.

Të gjitha këto duhet të merren si gjëra normale dhe pasurim i gjuhës, kurse dallimet në regjione më të largëta shqiptare siç janë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina duhet kuptuar dallimet në suaza të largësisë.

Edhe ne do të na ndihmonin kontaktet në këtë drejtim, bisedat dhe të flitet haptas për këto gjëra.

 Një ndihmë e madhe në këtë drejtim është edhe respekti, dashuria, admirimi ndaj njëri- tjetrit, ku dallimet merren më lehtë, me humor dhe tolerancë.

Ngjarja paraprake

El Shaarawy po rikthehet te Roma

Ngjarja e ardhëshme

Detaje nga sherri në Elbasan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian