Bashkimi fiton derbin lokal ndaj Prizrenit 16

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Prizrenit 16 me rezultat 69:94 (15:30, 21:10, 18:28, 15:26), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin, takim që zhvillohet të premten nga ora 20:00.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri prej 6:0, e më pas e thelluan epërsinë në dhjetë pikë, 18:28, kurse çerekun e parë e fituan me epërsi të dyfishtë, 15:30.

Madje, në periudhën e dytë e rritën epërsinë në 19 pikë, 19:38, por nga ky moment basketbollistët e Prizrenit 16, hyn në një seri të suksesshme, duke afruar rezultatin në katër pikë, 36:40, sa përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante. Bashkimi sërish e nisi më mirë, duke u shkëputur në 14 pikë, 52:66, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:68. Në dhjetë minutat e fundit Bashkimi thelloi edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar me shifrat 69:94.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Antihistoria dhe lista e padorëzuar e Xhafer Devës

Story i radhës

PD: Koha e non grata-ve ka mbaruar, nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën

Të fundit nga