Bashkimi Evropian miraton rregulla të reja për operimin e dronëve

Rregulla të reja pritet të hyjnë në fuqi këtë Enjte për mënyrën sesi pilotët mund të operojnë dronët e tyre në mbarë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Norvegjisë, Islandës e madje Britanisë.

Rregullat e reja bëjnë të qartë se ku dronët mund të fluturojnë por gjithashtu lehtësojnë identifikimin e pronarëve të tyre.

Dallimi mes përdorimit komercial dhe rekreativ është hequr duke i hapur rrugë përdorimit të më shumë dronëve.

Një prej prodhuesve më të mëdhenj të dronëve në botë DJI mirëpriti rregullat e reja. Konkretisht edhe dronët e vegjël duhet të regjistrohen pranë autoriteteve të aviacionit civil.

Kështu autoritetet mund të gjurmojnë dhe identifikojnë përdorin e dronëve nëse përdoren në një mënyrë të papërgjegjshme apo fluturojnë në hapësira të palejuara.

Dronët do të ndahen në tre kategori risku: i lartë, mesatar dhe i ulët.

  • Risk i ulët është një kategori dronësh që nuk kërkon autorizim por është subjekt i kufizimeve operacionale
  • Risk mesatar është një kategori dronësh të cilët duhet të kenë autoritet nga autoritetet e aviacionit civil
  • Risk i lartë është një kategori dronësh të certifikuar të cilët duhet të ndjekin rregullat e aviacionit dhe do të aplikohet edhe për dronët e së ardhmes me pasagjerë.

Pjesa më e madhe e dronëve sot hyn në kategorinë e riskut të ulët. Kjo kategori ka rregulla më vete:

  • Dronët A1: që peshojnë më pak se 250 gram mund të fluturojnë mbi njerëzit
  • Dronët A2: që peshojnë më shumë se 250 gram por më pak se 2 kilogram duhet të fluturojnë jo më afër se 50 metër larg njerëzve
  • Dronët A3: që peshojnë më shumë se 2 kilogram duhet të fluturojnë sa më lart njerëzve

/PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Flet menaxheri i Medës, tregon a iu mbyll lokali

Ngjarja e ardhëshme

Radari i policisë regjistroi një vozitës me 212 kilometra në orë në autostradën Tetovë – Gostivar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian