Bashkimi Evropian arrin akordin për heqjen e tarifave roaming deri në 2032

Ligjvënësit Evropianë ditën e Enjte mbështetën rregullat roaming në fuqi të cilat ju vinë në ndihmë qytetarëve Evropianë.

Parlamenti Evropian dhe vendet e unionit arritën një marrëveshje politike në Dhjetor të vitit të kaluar. Hapi i radhës është që vendet e BE-së ti japin dritën jeshile marrëveshjes.

Komisioni Evropian hoqi tarifat roaming dhe aplikoi kufizime në tarifim për konsumatorët të cilët përdorin shërbimet celularë jashtë vendit të tyre në 2017-ën.

Megjithatë operatorët celularë në vendet e Evropës Jugore kërkojnë që kufijtë e tarifimit të jenë të larta në mënyrë që të përfitojnë nga turistët ndërsa operatorët e vendeve të Evropës Veriore të cilët udhëtojnë më shumë argumentojnë për kufij sa më të ulët tarifimi.

Me marrëveshjen e re do të aplikohet një tariftë prej 0.022 euro për minut vitin e ardhshëm dhe do të reduktohet në 0.019 euro për periudhën 2025 deri në 2032.

Për internetin u arrit një marrëveshje prej 1.8 euro për gigabajt vitin e ardhshëm, 1.55 euro në 2024 dhe 1 euro në 2027-2032.

Kto tarifa aplikohen me shumicë për operatorët ndërsa për qytetarët nuk ekziston një tarifë roaming mes vendeve të BE-së. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kasapi i Mariupolit”/ Ky është komandanti rus që urdhëroi bombardimin e fëmijëve – ja tmerret e tij

Story i radhës

Zjarr në afërsi të lumit Vardar në Saraj (VIDEO)

Të fundit nga