Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është nominuar edhe për një mandat për Kryetar të Deçanit.
Këtë e bëri të ditur vet ai duke thënë se Ramush Haradinaj ia ka besuar edhe një mandat.
Postimi në Facebook:
Të nderuar qytetarë!
Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj më ka besuar duke me nominuar edhe për një mandat kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit
Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-se z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si dhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme.
Do t’ia dalim bashkë!
Faleminderit!
BR