bashkeshortja nen hetim kryeministri i spanjes ndryshoi mendje cfare deklaroi ai balta ne jeten tone 662fd672b99e1

Bashkëshortja nën hetim/ Kryeministri i Spanjës ndryshoi mendje, çfarë deklaroi ai: Balta në jetën tonë…

April 29, 2024
1 minut lexim

Pedro Sánchez ka ndryshuar mendje, pasi ditën e sotme deklaroi se do të qëndrojë si kryeministër i Spanjës, pas pesë ditësh spekulimesh për të ardhmen e tij.

Sánchez anuloi angazhimet zyrtare javën e kaluar pasi një gjykatë hapi një hetim fillestar ndaj gruas së tij mbi pretendimet për korrupsion, sipas BBC.

Një seri demonstratash u mbajtën në mbarë Spanjën gjatë fundjavës, duke kërkuar që kryeministri të vazhdojë në postin e tij. Më shumë se 10,000 njerëz u mblodhën para selisë së Partisë Socialiste në Madrid, në shenjë mbështetjeje për Sánchez.

“Falë këtij mobilizimi, unë kam vendosur të vazhdoj të udhëheq presidencën. Do të vazhdoj me më shumë forcë nëse është e mundur. Kjo nuk ka të bëjë me fatin e një lideri, ka të bëjë me vendosjen se çfarë lloj shoqërie duam të jemi. Vendi ynë ka nevojë për këtë vetë-reflektim. Ne e kemi lënë baltën të njollosë jetën tonë publike për një kohë të gjatë“, tha ai.

Akuzat kundër bashkëshorte së Sánchez, Begoña Gómez, u ngritën kundër saj nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), e udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad.

Vendimi i zotit Sánchez për të pezulluar detyrat publike erdhi në një kohë të tensionuar për Partinë e tij Socialiste përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor dhe zgjedhjeve në rajonin e Katalonjës në Spanjën veri-lindore muajin e ardhshëm.

Pedro Sánchez drejton një koalicion të vështirë që përfshin dy parti separatiste katalane, të cilat u bindën të mbështesin qeverinë në këmbim të një amnistie që mbulonte një referendum të ndaluar katalanas për shkëputjen në 2017.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vendimtar ndaj manchester united muric perfshihet ne formacionin e javes ne premier league 662fd5faa9137
Story i mëparshëm

Vendimtar ndaj Manchester United, Muric përfshihet në formacionin e javës në Premier League

kryetari glauk konjufca priti ne takim deputetin italian emanuele loperfido diskutuan per rendesine e dialogut 662fd9f5a5243
Story i radhës

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim deputetin italian, Emanuele Loperfido, diskutuan për rëndësinë e dialogut

Të fundit nga

ShkoLartë