Bashkëshortja e Stines ‘shpërthen’ publikisht ndaj motrës së tij: Të kam toleruar shumë herë

Që kunatat të mos shkojnë me njëra-tjetrën, kjo nuk është aspak e çuditshme, por kur zemërimi, inatet dhe mllefet bëhen publike, nuk është edhe aq e zakonshme.

Shkak për zënkën virtuale të dy kunatave këtë herë u bë një intervistë e fundit e Stines, së bashku me motrën e tij, Alidën, në Soiree me Jonida Shehun. Kjo e fundit, pasi e ka ngacmuar Alidën në një moment, e ka pyetur se cilën anë ka mbajtur Stine në një zënkë mes saj dhe bashkëshortes. “Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë.

“Ah, të paska gënjyer” – ia ktheu Jonida si për ta ngacmuar pas kësaj, por, nga sa duket, kjo bisedë nuk paska pasur edhe aq shumë humor.

Këtë moment të videos, madje edhe një intervistë të mëhershme të Alidës në “Zonë e Lirë”, bashkëshortja e Stines, Grazia, i ka postuar në llogarinë e saj:

“Realisht, nuk di çfarë të them. i ke gabimet ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh, si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur veten tende”, – shkruan Grazia në llogarinë e saj, por vazhdon edhe më tej pas disa momenteve kur Alida nuk ka dashur të japë shumë komente për kunatën e saj.

Pas publikimit të disa videove, ku duket Alida, e rezervuar për bashkëshorten e Stines, Grazia shkruan:

“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë të kem një raport të tillë me ty, pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e bashkëshortit tim të ishte edhe e imja. Për këtë të kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj po ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka edhe diçka: Mllefi im nuk vjen vetëm nga këto uljet dhe fyerjet publike apo edhe jopublike që më ke bërë. Ka më shumë dhe më rëndë se kaq, pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të të rëndojnë dhe ty po aq shumë!”

Ngjarja paraprake

SHBA, përplasje në Senat rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor

Ngjarja e ardhëshme

​Sot mot me shi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian