Bashkëqeverisje Rama-Basha në shtator?/ Berisha i prerë: Do ishte drama më e madhe!

Në konferencën që është duke mbajtur për media, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kategorikisht kundër një bashkëqeverisje Rama-Basha, në shtator.

“Kategorikisht kundër. Do ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që opozita, që është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit të shndërrohet në levë të tij. Jam i bindur se janë shumë të paktë ose askush nga demokratët, por bashkëpunimi që iu referua zonja Kim nuk më duket se është për bashkëqeverisje”, tha Berisha.

I pyetur nëse një vendim për shpallje non grata do të vijë së shpejti edhe për Presidentin, Ilir Meta, Berisha u shpreh se nuk ka informacion për asnjë njeri.

Po ashtu Berisha i kërkoi Partisë Demokratike që t’i kërkojë ambasadores amerikane, Yuri Kim të kërkojë ndjesë publike për deklaratën e barit që bëri në oborrin e selisë së PD-së.

“Nuk kam asnjë informacion për asnjë njeri. Unë i kërkova zonjës Kim që të kërkonte familje për deklaratën që bëri atë ditë në selinë e PD-së. Ajo nuk kërkoi ndjesë për vendimin, por nuk është vonë. PD duhet t’i kërkojë Kim të kërkojë ndjesë publikisht”, deklaroi Berisha.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Kida vjen me rroba sportive dhe bikini në imazhet e reja atraktive

Ngjarja e ardhëshme

Zjarret në Greqi po vazhdojnë të shkatërrojnë gjithçka, dëmtohen mbi 150 shtëpi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian