Bashkëpunimet qeveritare, në letër!

Nga viti 2008 e këtej, Qeveria e RK-së dhe Qeveria e RSH-së, pos qe kanë pas nevojë imediate, kanë pas edhe rrethana politike të volitshme për bashkëpunime përmbajtjesore dhe të gjithanshme.

Nga ai vit e këtej, qeveritë në fjalë, për të mos thënë aspak, kanë bërë krejt pak në krijim të mekanizmave bashkëvepruese e bashkëpunuese sa të dobishme aq të nevojshme. Këto qeveri kanë dështuar edh enë këtë plan kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik të mirë si dhe të sinqeritetit të ndërsjellë.

Mungesa e vullnetit politik të mirë mund të shpjegohej vetëm nga motivet korruptive të atyre entiteteve shtetërore ndërsa mungesa e sinqeritetit nga egoizmat dhe egocentrizmat primitive në radhë të parë të kryeministrave përkatës.

Ndryshe krijimi i mekanizmave , instrumenteve dhe institucioneve ndërlidhëse dhe ndërvepruese të këtyre dy qeverive e vijimisht të institucioneve publike përkatëse do të mund të arrihej nga ekzekutive profesionale, të pastra moralisht, krejtësisht të pakorruptuara, të organizuara funksionalisht, të përgjegjshme dhe kombëtarisht të devotshme drejt.

Le të mbetemi në shpresa në formim të ekzekutivëve të tillë të Kosovës dhe të Shqipërisë. RD

Ngjarja paraprake

A mund të infektohemi dy herë nga COVID-19?

Ngjarja e ardhëshme

Në Llazicë të Malishevës asfaftohen edhe tri rrugë të reja

të fundit nga