Bashkëpunëtori i tij pozitiv me COVID-19, zv/presidenti i SHBA-së nuk e ndërpret fushatën

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, vazhdon aktivitetin e tij në fushatë zgjedhore, pavarësisht se bashkëpunëtori i tij ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan abc news, transmeton Gazeta Sinjali.

Zëvendësi i Donald Trump nuk do të vetizolohet, megjithëse kishte kontakt të ngushtë me shefin e kabinetit të tij, Marc Short, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Nënkryetari Pence dhe gruaja e tij u testuan dhe rezultuan negativë dhe se janë me shëndet të mirë”, thanë nga zyra e tij./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Kosovë, dy viktima dhe 186 raste të reja me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Nuk ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë, nuk kemi pretendime territoriale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian