Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Ilva Now në Euronews Albania se PD ka gati ligjin antimafia me anë të të cilit do të bëjë të mundur që të trajtohen të gjitha koncesionet apo tenderët korruptivë.

Z. Basha shpjegoi se subjekt i këtij ligji do të jenë dy lloje, do të jenë zyrtarë të çdo niveli, nga i pari i qeverisë deri tek më i thjeshti që është përfshirë në kontrata publike abuzive dhe personat apo kompanitë private që janë përfitues abuzivë të fondeve publike.

Sipas tij, qëllimi i këtij ligji, që siç tha do të jetë i pari që do të miratohet në kuvend sapo qeveria e tij të vijë në pushtet, është që t’u kthejë shqiptarëve paratë që u janë vjedhur në mënyrë të padrejtë përmes aferave korruptive.

“Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAJK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia.

Ligji antimafia që do të fillojë veprimin që në muajin e parë të qeverisë sime, i pari ligj që do të miratojmë në parlament. Nëse nuk ndalim këto miliarda euro që ikin, nuk mund të ulim taksat, të paguajmë pagat dh pensionet”, tha kreu i PD.

Ngjarja paraprake

Franca zgjeron ndalesën e qarkullimit në dhjetëra rajone të tjera

Ngjarja e ardhëshme

Qerimi: Balancuesi etnik keqpërdoret për shkak të çështjeve sociale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian